Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bidatçitë gjithnjë kanë shpikur emra dhe etiketime për Ehl-us-Sunnetin!

Imam Harb bin Is’hak el-Kirmani (v. 280)

Burimi: Kitab-us-Sunneh, fq. 70-73

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

112 – Pasuesit e epsheve dhe të bidateve përçarës kanë shpikur etiketime të shëmtuara që ua kanë dhënë Ehl-us-Sunnetit. Qëllimi i tyre është për ti njollosur ata, fyer, dhe që ti nënçmojnë ata në prani të mendjelehtëve dhe injorantëve.

113 – Murxhiat e quajnë Ehl-us-Sunnetin “Shukkak” si njerëz që dyshojnë shumë. Murxhiat gënjejnë, sepse dyshimet dhe përgënjeshtrimet u takojnë atyre më së tepërmi.

114 – Kaderitë e quajnë Ehl-us-Sunnetin “Xhebrijjeh”, d.m.th. që besojnë se njeriu nuk posedon dëshirën të veproj, por është i detyruar. Kaderitë gënjejnë. Gënjeshtra dhe kundërshtimet u përkasin më së shumti atyre. Ata mohojnë aftësinë e Allahut mbi krijesat e Tij (kaderin). Ata e përshkruajnë Allahun (Tabarak ue Te ala) në një mënyrë që nuk i përket Atij.

115 – Xhehmitë e quajnë Ehl-us-Sunnetin “Mushebbihah” (që e krahasojnë Allahun me krijesat). Xhehmitë, armiqtë e Allahut, gënjejnë. Krahasimi dhe gënjeshtra u përket atyre. Ata shpifin dhe gënjejnë për Allahun (Azze ue Xhel) dhe bëjnë kufër me besimin e tyre (duke mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut.

116 – Rafidat/Shiat e quajnë Ehl-us-Sunnetin “Nasibah” (që i armiqësojnë fmiljen e profetit). Rafidat gënjejnë. Ky emër u përket atyre më së tepërmi, sepse ata armiqësojnë sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) me sharje rreth tyre. Ata flasin rreth tyre me të pavërtetën, ua atribujinë padrejtësinë, duke mashtruar, me guxim ndaj Allahut (Azze ueXhel) dhe duke përulun të detyrën ndaj dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Betohem në Allahun se turpërimi dhe hakmarrja duhet të jetë ndaj tyre.

117 – Khauarixhët e quajnë Ehl-us-Sunnetin “Murxhiah” (që besojnë se veprat nuk janë nga besimi). Ata gënjejnë. Ata vetë janë Murxhiah, sepse ata besojnë se vetëm ata janë besimtarë dhe se e kanë drejtë dhe se të gjithë të tjerët janë mosbesimtarë.

118 – Ehl-ur-Ra’j (pasuesit e logjikës) e quajnë Ehl-us-Sunnetin “Nabitah” dhe “Hashuijjeh” (të vegjël dhe të pavlerë). Ehl-ur-Ra’j, armiqtë e Allahut gënjejnë. Ata janë Nabitah dhe Hashuijjeh. Ata kanë braktisur transmetimet dhe hadithet e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), kanë marrë mendimet e tyre, kanë krahasuar fenë me të kuptuarit e tyre personal në lidhje me atë që është e mirë (استحسان) dhe kanë folur kundër Kuranit dhe Sunnetit. Ata janë pasues të bidatit, injorantë dhe të devijuar që kërkojë gjërat e dunjasë nëpërmjet gënjeshtrës dhe të pavërtetës.

Allahu e mëshiroftë robin që flet të vërtetën, pason transmetimet, i përmbahet Sunnetit, i pason të drejtit, i shmangen pasuesve të bidatit dhe nuk rrinë me ta, dhe nuk flasin me ta duke shpresuar me këtë në shpërblimin nga Allahu, për t’iu afruar Atij dhe për të forcuar fenë e Tij.

Shpërndaje: