Imam Hafidh Xhelal-ud-Din es-Sujuti (v. 911)
Burimi: el-Emru bi-Ittiba uen-Nahi en el-Ibtida, faqe. 187-189
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej risive që kanë të bëjnë me ditën e Ashures, janë veprimet e disa pasuesve të epsheve (Rafidave) – ditën kur ata bëhen të etur, të pikëlluar, vajtojnë dhe bëjnë veprime të tjera të ndaluara që nuk janë urdhëruar as nga Allahu, as nga i dërguari i Tij ﷺ, as nga selefët, as nga familja e profetit ﷺ apo nga dikush tjetër.
Vrasja e Husejn bin Aliut (radijAllahu anhu) ishte një fatkeqësi që ka ndodhur në shekullin e parë hixhrij, e cila duhet pranuar sikurse çdo fatkeqësi tjetër duke përkujtuar Allahun (sepse ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi), duke qenë të durueshëm dhe pa u ankuar, pa rënë në depresion dhe pa e torturuar veten për ngjarje të tilla.
Kjo risi, padyshim se është futur në fe nga pasuesit e bidateve (Rafidat). Këtë ngjarje (vrasjen e Husejnit), ata e ndërtuan me gënjeshtra dhe shpifje ndaj sahabëve të pafajshëm, gjëra të cilat janë të urryera nga Allahu dhe i dërguari i Tij.
Nuk është prej Islamit mbajtja zi për ngjarje të ndryshme të cilat kanë ndodhur gjatë historisë. Dhe veprimi i tillë më së shumti ngjason me kohën e injorancës. Për shkak të shpikjeve që i kanë bërë ne fe, ata humbasin agjërimin e kësaj dite madhështore.
Disa të tjerë në lidhje me këtë ditë kanë shpikur risi të tjera. Lahen, ngjyrosin flokët dhe mjekrrën, vënë kuhl në sytë e tyre, urojnë njëri-tjetrin duke e festuar dhe gjëra të tjera. Argumenti i tyre, është një hadith i trilluar dhe i shpifur.
I veti veprim i preferuar në këtë ditë është agjërimi i saj.