Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bin Baz – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (2)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/10472

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A justifikohet një person për injorancën e tij, shembull: një person shkon tek varret e evlijave në mënyrë që të arrijë bekimin e Allahut përmes tyre, por ai nuk e dinë se kjo vepër është idhujtari e madhe. A mund ta sqarosh këtë me dëshmi nga Kur´ani dhe Sunneti?”

Përgjigje: “Nuk ka justifikim për injorancën në lidhje me çështjet e Teuhidit dhe idhujtarisë nëse jeton në mesin e myslimanëve, nëse dëgjon Kuranin e Sunnetin dhe ka mundësi të pyet. Personi i tillë nuk justifikohet për adhurimin e varreve, të kërkuarit e mbrojtjes prej tyre, e të ngjashme. Në vend të kësaj ai është i obliguar të mësojë dhe të kuptojë, ai nuk duhet ta merr lehtë këtë çështje. Profeti salAllahu alejhi ue selem e pyeti Zotin e tij për t´i dhënë leje që të kërkojë falje për nënën e tij e cila vdiq gjatë periudhës pagane, por atij nuk iu lejua.

Përveç kësaj, kur një njeri e pyeti për babanë e vet, ai salAllahu alejhi ue selem i tha:

أبي وأبوك في النار

“Babai im dhe babai yt janë në zjarr.”

Ai kishte vdekur gjatë periudhës pagane. Disa dijetarë kanë thënë kjo për shkak se ata kishin vdekur pasi që i kishte arritur dituria rreth librit të Ibrahimit salAllahu alejhi ue selem që ndaloi idhujtarin. Siç duket nënën e tij e kishte arritur dituria në lidhje me këtë çështje dhe si pasojë e kësaj atij nuk iu lejua të kërkojë falje për të. Edhe babait të tij i arriti kjo dituri dhe kështu ai tha:

أبي وأبوك في النار

“Babai im dhe babai yt janë në zjarr.”

Nëse as babai i tij salAllahu alejhi ue selem dhe as nëna nuk u justifikuan- të cilët jetonin në periudhën pagane- atëherë pyesim se çfarë vlen për personin i cili është në mesin e myslimanëve dhe ka lidhje me dijetarët i cili gjithashtu dëgjon Kuranin dhe Sunnetin. Si përfundim, këta që janë të përkushtuar tek varret dhe kërkojnë mbrojtje nga të vdekurit, ata nuk justifikohen. Ata janë të obliguar për të mësuar fenë, të pyesin dijetarët dhe të mos mbesin në gjendjen e tyre të keqe kur ata rrethohen nga ajetet dhe hadithet.

Shpërndaje: