Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 1/437
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për atë që i bindet nënës së tij në çështjet që ndikojnë në kërkim të dijes, nëse ajo nuk e lejon personin që të bëjë hixhret për të kërkuar dije? Do të thotë; a do të jetë ai në mesin e atyre që veprojnë mëkate të mëdha, dhe ajo është mosbindja ndaj prindërve të tij apo do të jetë në mesin e atyre që shpërblehet për kërkimin e dijes? Këtë edhe nëse ai është i pabindur ndaj nënës së tij në këtë rast në mënyrë që të praktikojë fjalën e Allahut:
”Nuk ka bindje ndaj krijesave në mosbindje ndaj Krijuesit?””
Përgjigje: “Ai i bindet nënës së tij nëse ajo është në nevojë që ai ta furnizojë atë, ose ti shërbejë asaj kur ajo nuk ka askënd tjetër përveç tij që i shërbenë asaj. Në qoftë se ajo nuk ka nevojë për këtë apo për diçka tjetër, dhe ai nuk ka frikë se ajo do të qajë derisa të humb shiqimin e saj mbaron ose se do të qan derisa ajo të çmendet atëherë nuk është bindja ndaj saj obligim. Kjo është për shkak se kërkimi i diturisë është detyrim, dhe se i dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Bindja është vetëm në mirësi”. Dhe Imam Ahmed e ka përmendur këtë dhe Ibn Hani e transmetoi atë prej tij dhe ne kemi tranmsetuar gjithashtu prej tij në el-Makhraxh minel-Fitnah.”