“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Binjakët që therrën nënën e tyre

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=159796

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pastaj Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) tha:

“Unë kam ardhur te ju nga sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe unë nuk po e shoh asnjë prej tyre në mesin tuaj.”

A dëshmon kjo se ata ishin të mirë apo të këqinjë? Po të ishin të mirë të paktën do të ishte një sahabi në mesin e tyre. Të gjithë sahabët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) që i përjetuan i qortuan ata. Asnjë prej tyre nuk ishte në mesin e tyre. Sepse ata e dinin se ata kishin zgjedhur një rrugë tjetër. Rruga e tyre ishte e keqe. Ata janë qentë zjarrit.

Pastaj gjendja e tyre eskaloi. Kohët e fundit në Ramazan keni dëgjuar binjakët të cilët ndërroheshin mes veti për të therrur nënën e tyre deri në vdekje. A keni dëgjuar diçka të ngjashme? Ajo i barti ata gjatë shtatzënisë dhe dëshiroi që ata të lindin të gjallë dhe të shëndetshëm. Si përfundim ata ndërroheshin për të therrur nënën e tyre deri në vdekje. Çfarë tregon kjo? Kjo dëshmon të mos kuptuarit:

وَمَن يُرِدِ اللّهُ فِتْنَتَهُ فَلَن تَمْلِكَ لَهُ مِنَ اللّهِ شَيْئًا

”Kur Allahu dëshiron ta lërë dikë në humbje, ti nuk mund të bësh asgjë për ta penguar Atë.” 1

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ فَرَآهُ حَسَنًا

”A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)?” 2

Çfarë ndodh pas kësaj? Sahabët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem)  dmth e dënuan sprovën e Hauarixhëve.

_________________

1 5:41

2 35:8

Shpërndaje: