“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bisedat lidhur me gjërat tokësore në xhami

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/9384

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është vendimi mbi të biseduarit me miqtë apo të afërmit në xhami para namazit dhe pas namazit dhe për ti përshëndetur ata, ti pyesim ata për gjendjen e tyre shëndetësore dhe ti ftojmë ata në shtëpi?”

Përgjigje: ”Të flasësh me vëllezërit dhe shokët në xhami për gjërat e dunjasë kjo është – insha Allah – e padëmshme përderisa biseda është e shkurtër. Megjithatë, është e urryer të folurit shumë për gjërat e dunjasë në xhami. Qëllimi i xhamisë është që ta kujtosh Allahut në të, të lexosh Kuran, të falësh pesë namazet e detyrueshme1 dhe vepra të tjera të mira sikurse namazet nafile, i’tikafin dhe mësimet fetare. Është e urryer që të përdoren xhamitë për çështje të dunjasë. Pra, sikurse thashë është e padëmshme nëse biseda është e shkurtër dhe e nevojshme në lidhje me përshëndetjen e një vëllau dhe të pyetet për gjendjen e fëmijëve të tij dhe gjendjen e tij dhe të ngjashme, apo ndonjë çështje tjetër të kësaj bote, me kusht që ajo të mos zgjatet.”

________________________

1 Namazi në xhami nuk është obligim për gruan.

Shpërndaje: