Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: al-Kaul al-Mufid (1/190)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sot është bërë e zakonshme varja e Kuranit për t’u bekuar dhe për zbukurim dhe jo për arsye shëndetësore. Një shembull i tillë është varja e stolive të arit që përbëhen nga emri i Allahut, ajeti el-Kursi ose të gjithë Kuranin. Të gjitha këto janë risi. Kurani nuk është shpallur në mënyrë që të bëhet lutje për shëndetin në këtë mënyrë. Shëndeti kërkohet nëpërmjet Kuranit në mënyrën të cilën sheriati e ka qartësuar.