“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Boko Haram janë Hauarixhë dhe Islami nuk i pranon ata

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=150695

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

I këshilloj vëllezërit e mi në Nigeri dhe në të gjitha vendet e tjera, por unë veçojNigerinë, sepse ata e kanë bërë pyetjen ku ata pyetin lidhur me grupet që janë të angazhuar me davet. Ata përmendën në mesin e grupeve edhe grupin që ecë gjurmëve të Hauarixhëve lidhur me bërjen tekfir, shpërthimet, shkatërrimet dhe shpërnguljen e njerëzve. Ne dëgjojmë për të dhe është fjala për grupin që e quan veten ”Boko Haram”.Islami as nuk e pranon këtë shkatërrim e as nuk është i kënaqur me të, e të mos flasim që Islami thërret në të. Pra, kjo nuk është e lejuar.Thirrja për në fenë e Allahut Tabarak ue Te ala është detyrë e të dërguarëve salAllahu alejhim ue selem:

رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا

”Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para Allahut. Allahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.” 1

Allahu Xhela ue ala i tha të Dërguarit të Tij Muhamedit salAllahu alejhi ue selem:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًاوَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُّنِيرًا

”O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.” 2

Allahu Subhanehu ue Te ala sqaroi në këto ajete detyrën e Profetit salAllahu alejhi ue selem. Allahu tregoi se e ka dërguar atë për ti thirrur njerëzit dhe për ti udhëzuar ata:

إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا

” Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar…”

Kjo do të thotë dëshmitar kundër këtyre njerëzve. Sepse atyre u ka arritur e vërteta, rruga e drejtë është bërë e qartë për ta dhe arsyetime e tyre kanë pushuar:

وَمُبَشِّرًا

”… sjellës të lajmit të mirë…”

Për ata që të binden, të besojnë dhe të pasojnë ty:

وَنَذِيرًا

”… e kërcënues…”

Kërcënues për ata që të kundërshtojnë dhe të luftojnë ty. Ti e paralajmëron atë nga poshtërimi në këtë jetë dhe nga Xhehenemi në jetën e ardhshëm.

________________________

1 4:165

2 33:46

Shpërndaje: