Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Salih el-Megamisi thotë:
“Tani po flasë për muzikën në përgjithësi. Nëse Allahu do donte të fliste për të, do të kishte zbritur një ajet për të dhe çështja ishte bërë e qartë. Allahu do të kishte thënë se nuk duhet ti afrohemi instrumenteve muzikore, por nuk ka një gjë të tillë.”
Pyetje: Ka dalur një artikull në shtyp, në të cilin thuhet:
“Nëse do të donte Allahu ta ndalonte muzikën, do ta përmendte atë në Kuran qartësisht, sikurse ajetet e kamatës, zinasë…”
Imam Feuzan: Kështu thotë një injorant. Braktise atë. Muzika është e ndaluar sipas Kuranit, Sunnetit dhe konsensusit tha Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Shejkh-ul-Islami tha se të gjitha instrumentet muzikore janë të ndaluara me konsensus.