Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=17
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është obligim i burrave pasues të sunnetit, që të jenë të butë e jo të vështirë. Të mos jenë shkaktarë që femrat të mos duan të martohen me burra nga Ehlus-Sunneti. Për Allahun, ka me qindra gra që duan të martohen me pasues të Ehlus-Sunnetit. Mirëpo, vëllezërit nuk duhet t’i trembin ato. Inkurajoni dhe mos trembni, lehtësoni dhe mos vështirësoni! Kjo fe thërret në lehtësim të gjërave. Kujt i vështirësohen gjërat, ka për ta mundur e keqja.
Nuk duhet ta godasësh me shuplakë në fytyrë për fjalën më të vogël që ajo thotë, apo ta shkelmosh atë, apo ta goditësh me shkop. Është e detyrueshme që ju të jeni dakord mes vete. Ti duhet t’i japësh rëndësi mësimit të saj, edukimit e udhëzimit dhe t’ia shpjegosh gabimet e saj. Të gjithë ne bëjmë gabime, meshkuj e femra. Ndërsa, ajo duhet të kërkojë ndihmën e Allahut Subhanehu ue Te’ala dhe pastaj të kërkojë ndihmë prej grave të mira, që ta mësojnë dhe t’ia shpjegojnë gabimet e saj.
Vëllezër! Unë jua tërheq vërejtjen që mos t’i trembni gratë, duke qenë të ashpër ndaj tyre, duke bërë që ato të mos dëshirojnë të martohen me pasuesit e sunnetit.