Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burrat të cilët lejojnë që gratë e tyre të zhveshën para grave tjera

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si i këshilloni burrat të cilët i lënë gratë, vajzat e motrat e tyre, të shkojnë në dasma të veshura me rroba të cilat shfaqin shumicën e pjesëvë të trupit? Argumenti i tyre për këtë është se ato janë vetëm me gra dhe se avreti i grave është ajo çfarë është mes kthizës dhe gjunjëve.

Përgjigje: Thënia se avreti është vetëm mes këthizës dhe gjunjëve është gënjeshtër. Ky nuk është avreti i tyre. Ajo çfarë ju lejohet të shfaqin mes vete femrat, janë: fytyra, duart dhe atë çfarë mund të zbulohet prej këmbët. Avreti i gruas në prani të një gruaje tjetër është sikur avreti në prani të mahremëve të saj.
Allahu i ka cekur që të dy palët në një ajet të njejtë:

“Dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra!” (24:31)

Pra avreti i femrave ndaj femrave, ka të njejtin gjykim siq ka avreti i tyre ndaj mahremëve. Unë ju pyes në emër të Allahut. A del një femër para babait apo vëllait të saj, e veshur ashtu që të mbulojë vetëm atë që është mes kthizës dhe gjunjëve?

A ka të tillë që veprojnë kështu?
Askush nuk vepron kështu. Ky është një mëkat i qartë. Në të njejtën gjendje, femra nuk shfaqet as para femrave të tjera ashtu siç nuk del para mahremëve të saj.

Shpërndaje: