Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri dëshiron të merr pasurin e gruas

Alameh Zejd bin Muhammed el-Mekdhali 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një pyetëse nga Franca thotë se, shteti i jep një pagë mujore, edhe pse ajo nuk punon. Kjo për shkak se ajo ka lindur fëmijë dhe të kujdeset për të. Pyetja e saj është: A mund që burri i saj të shfrytësoj siç dëshiron këtë pasuri të saj, apo është obligim që të kërkoj leje për një gjë të tillë?”

Përgjigje: “Pasuria që është pronë e gruas, është vetëm e saj, dhe burri i saj nuk e ka të lejuar ta shfrytëzoj atë pa lejen e saj; ose ta kërcënojë atë që t’ia marrë pasurinë. Përkundrazi, nëse ai ka nevojë për pasurinë e saj, mund ta shfrytëzojë siç duhet, me lejen dhe dëshirën e saj. Kështu nuk ka asgjë të keqe. Ndërsa ta detyrojë që t’ia jap pasurinë apo t’ia marrë padashje, kjo nuk është e lejuar. Dhe nëse ajo e shpenzon atë me vetiniciativë dhe jo siç duhet, ai e këshillon atë dhe ja ruan atë pasurinë, e jo t’ia marrë e ta shfrytëzojë.”

Shpërndaje: