Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (147))
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kur gruaja u sëmur, burri i saj e dërgoi atë tek mjeku dhe gruaja u shërua. Pas një kohe, ju kthye sëmundja dhe burri refuzoi ta dërgojë prapë tek mjeku. Në vend të kësaj, ai tha se Allahu shëron. Çfarë mendoni për këtë?”
Përgjigje: “Kjo varet nga vetë sëmundja.
Nëse mjeku mysliman i thotë gruas se ajo po vuan nga një sëmundje e rrezikshme dhe se ajo duhet të operohet, burri i saj është përgjegjës nëse asaj i ndodhë diçka.
Nëse mjeku mysliman thotë se gruaja nuk është në rrezik dhe se e vetmja mënyrë e trajtimit të duhur mund të zbatohet nëse mjeku zbulon pjesët e saj turpshme, atëherë është e lejuar kjo gjë vetëm nëse mjeku mysliman e sheh të patjetërsueshme këtë. Në raste të tilla, duhet të kërkojmë që mjeku të jetë femër.
Nëse nuk ka ndonjë mjeke femër, ajo mund të mjekohet tek një mjek mysliman i cili është i njohur për moralin e tij të mirë.”