Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Ulema el-Beled el-Haram, fq. 656.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua është e martuar me një burrë që rrah fëmijët dhe gruan çdo herë kur ai vjen në shtëpi. Ne shpresojmë në këshillën tuaj ndaj veprimeve të tilla.
Përgjigje: Ky njeri është i pabindur ndaj urdhrit të Allahut dhe kundërshton sheriatin e Tij. Allahu (i Lartësuar) ka urdhëruar bashkëshortët të jetojnë në harmoni dhe qetësi. Nuk është harmoni dhe qetësi që njeriu gjithmonë të vijë në shtëpi i zemëruar dhe të rrah familjen. Kjo rrjedh vetëm nga një njeri i cili ka mangësi në mendje dhe në fe.
Nëse ai dëshiron të jetojë një jetë të lumtur, ai duhet të vijë në shtëpi me zemër të hapur dhe të trajtojë fëmijët dhe gruan e tij në mënyrën më të mirë. Është transmetuar në formë autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që është më i miri me familjen (bashkëshorten) e tij, dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time.” Tirmidhiu (3892).