“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burri i mëson gratë pa pasur perde mes tyre

Alameh Mukbil bin Hadiel-Uadi’i (v. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 374-375
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Të rinjtë në Aden i mësojnë gratë në xhami pa pasur mbulesë mes tyre. A lejohet kjo?

Përgjigje: Nëse nuk ekziston rreziku nga rënia në sprovë dhe as ligjëruesi e as gratë nuk i frikësohen rënies në sprovë dhe bëhet fjalë vetëm për një përkujtim (të shkurtër), kjo është e padëmshme. Por nëse bëhet fjalë për mësimdhënie, atëherë sprovat janë një fakt me kalimin e kohës. Me kalimin e kohës, ato guxojnë të bëjnë pyetje. Ndoshta shejtani mund ta bëjë atë të bjerë në gabime. Besimi i njeriut shtohet dhe pakësohet.

Dëshmia se përkujtimet e tilla janë të lejueshme është se profeti shkoi me Xhabir bin Abdilahin, Abdullah bin Abbasin dhe Bilal bin Ebi Rabahan -radijAllahu anhum- te gratë në ditën e bajramit për t’i përkujtuar ato. Nëse nuk ka rreziqe për të rënë në sprova, siç u tha veprimi është i padëmshëm.

Për sa i përket mësimdhënies, unë i këshilloj vëllezërit tanë të marrin mikrofon dhe altoparlantë në mënyrë që mësimdhënia të zhvillohet pas perdes. Kjo duhet vepruar në mënyrë që të mos ndodhë asnjë sprovë dhe që të mbetet zemra e shëndoshë.

Shpërndaje: