Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Burri i zemëruar e bën divorc gruan

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 430-431
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë ishte i zemërua kur e bëri divorc gruan e tij tre ose katër herë. Tani ai jeton me të. Cili është gjykimi për veprimin? Me çfarë obligohet gruaja?

Përgjigje: Nëse ishte aq shumë i zemëruar saqë nuk e ka ditur se çfarë ka thënë, divorci është i pavlefshëm sepse ai konsiderohej si i çmendur.

Hadithi thotë:

”Pena është ngritur nga tre persona; nga ai i cili është duke fjetur derisa të zgjohet, nga i çmenduri derisa të shërohet dhe nga fëmija derisa të arrijë moshën e pubertetit.”

Transmeton Ebu Daudi (4405) dhe Ahmedi (1362). Saktësuar nga Albani në “el-Irua (2/5)”.

Ai konsiderohej si i çmendur. Por nëse ishte thjesht i zemëruar, atëherë shumica e divorceve ndodhin në gjendje zemërimi. Nëse e dinte dhe e kuptonte atë që tha, divorci është i vlefshëm. Kjo është diçka që është ndërmjet tij dhe Allahut -subhanehu ue te ala-

Nëse e dinte dhe e kuptonte atë që tha kjo do të thotë se ai tani po bënë zina dhe po mëkaton me të. Nëse ai e ka bërë divorc atë tre herë, atij nuk i lejohet ta kthejë atë derisa ajo të martohet me dikë tjetër (me dëshirë dhe ai ta bëjë divorc atë). Pra kjo vlen nëse ai ishte i zemëruar dhe e dinte se çfarë thoshte.

Megjithatë, asnjë nga tre divorcet nuk llogaritet, ose të themi tre divorcet nëse ai ishte aq i zemëruar sa që dinte se çfarë thoshte, pikërisht sepse konsiderohej si i çmendur.

Shpërndaje: