Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Tuhfat-ul-Muxhib (31)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për të marrë fëmijët dhe gruan në SHBA dhe për ti lejuar ata që të shkojnë në shkollat që japin mësimdhënie përgjatë krishterimit të tyre të shtrembëruar?”
Përgjigje: ”Ai është përgjegjës për këtë para Allahut Azze ue Xhel. Fëmija e konsideron mësuesin si modelin më të lartë. Prandaj ai pason mësuesin pavarësisht nëse mësuesi është i mirë apo i keq. E mos të flasim që ai ti dërgojë fëmijët tek të krishterët. Ata janë shumë të etur për të na kthyer në të krishterë kur ne jemi në vendet e tyre. Nuk është e lejuar për të studiuar në shkollat pagane dhe sidomos duke pasur parasysh se meshkujt dhe femrat përzihen. Kjo është një sprovë. Qeveritë islamike janë të detyruar që të hapin shkolla dhe universitete përgjatë Sheriatit. Shkollat dhe universitet e përziera vetëmse i shaktojnë mësimit, studentëve dhe mësimdhënësve dëm.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Kini kujdes nga kjo jetë dhe kini kujdes nga gratë”
”Unë nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat se gratë.”
”Unë nuk kam parë dikë që një burri mendjemprehtë ia humbet mendjen e tij sikurse ju [gratë].”