Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu’ul-Fataua (32/271)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mëkaton burri në rast se ai nuk bënë marrëdhënie seksuale me gruan e tij për një apo dy muaj? A kërkohet që burri të ketë më shpesh marrëdhënie seksuale me gruan e tij?
Përgjigje: Është obligim për burrin që të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij në masë të mjaftueshme. Kjo është një nga të drejtat e saj më të mëdha dhe bile është edhe më e madhe sesa të furnizohet me ushqim.
Disa thonë se marrëdhënia e detyruar është një herë në katër muaj. Të tjerë thonë se kjo varet nga nevojat e gruas dhe aftësitë e burrit. Në të njëjtën mënyrë ashtu si e furnizon atë me ushqim sipas nevojave që ajo ka dhe mundësitë e burrit – ky është mendimi i saktë. Allahu e di më së miri.