“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Burri nuk mund të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij për shkak të magjisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh el-Mumti, 2934
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ka mundësi që burri të mos mund të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij, por megjithëkëtë ai mund të kryejë marrëdhënie intime me një grua tjetër. Kjo ndodh kur burri të ketë magji ndaj asaj gruaje, kur e dimë se kemi magji që i bën bashkëshortët të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Dijetarët janë të mendimeve të ndryshme se a i lejohet gruas të kërkojë shkurorëzim në rast se burri i saj nuk mund të ketë marrëdhënie seksuale me të, apo jo. Disa prej tyre thonë se nuk i lejohet asaj të kërkojë shkurorëzim, sepse burri në këtë rast është i shëndoshë dhe nuk ka të meta shëndetësore.

Por ajo që ne e konsiderojmë si mendim më të saktë është se asaj i lejohet shkurorëzimi (nuk duhet pengohet nga kjo gjë), sepse në rast të tillë mundësia shëndetësore e burrit për të pasur marrëdhënie intime me këtë grua është e njëjtë sikur të mos ketë mundësi ai fare.

Shpërndaje: