Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Fataua alal-Haua 1436-01-05
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-05-01-1436-01_01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është vendimi që burri të merr pagën e gruas pa dijeninë e saj?
Përgjigje: Profeti ﷺ ka thënë:
“Pasuria e muslimanit nuk është e lejueshme që të merret pa pëlqimin e tij.”
Nëse gruaja e ka një pagë, ndërsa burri i saj ka vendosur si kusht për të marrë një pjesë të saj nëse ajo do të punojë, atëherë kjo është në rregull. Muslimanët i përmbahen kushteve të tyre. Por në qoftë se ai nuk e ka vënë këtë kusht, atij nuk i lejohet që të marrë asgjë nga paga e saj, nëse ajo nuk ia jep pëlqimin e saj dhe gjithashtu kënaqet me këtë.