Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çdo adhurues ka një fazë entuziazmi…

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 102-106
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Ai  i tha Abdullah bin Amr -radijAllahu anh-:

”Çdo adhurues ka një fazë entuziazmi dhe çdo fazë entuziazmi ka një shkarje që shpie në sunnet, ose në bidat. Nëse shkarja e tij e shpie në sunnet, ai është udhëzuar, nëse shkarja e tij e shpie në diçka tjetër pos kësaj, ai është shkatërruar.” 

Ahmedi dhe Ibn Hibani i cili e shpalli hadithin autentik.

Imam Tahaui ka thënë:

”Ky është entuziazmi që kanë muslimanët në veprimet e tyre kur adhurojnë Zotin e tyre -azza ue xhel-. I dërguari i Allahut  nuk donte që ata të kishin një entuziazëm që pastaj pashmangshëm pëson në një rënie. Në vend të kësaj, ai i urdhëroi ata që të bëjnë veprime të mira të cilat ata gjithmonë mund t’i bëjnë derisa ta takojnë Zotin e tyre -azze ue xhel-. Është transmetuar se ai  në formën e këtij kuptimi: 

”Veprat që Allahu i do më së shumti janë ato që janë të vazhdueshme edhe nëse janë të vogla.”

Shpërndaje: