Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çdo fatkeqësi është për shkak të gabimit të pushtetarit?!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14483

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Kur disa njerëzve i thoni se fatkeqësitë që po u ndodhin myslimanëve, pavarësisht nëse kjo ka të bëj me padrejtësitë e udhëheqësve, vështirësive në furnizim etj., është për shkak të mëkateve të tyre. Ndërsa shpëtimi qëndron në frikën ndaj Allahut! Disave u rrëqethet lëkura dhe thonë se qeveritë janë shkaku i të gjitha fatkeqësive tona dhe se gjendja përmirësohet nëse ato zëvendësohen me tjera. Çfarë thoni në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim se kjo është injorancë. Udhëheqësit kanë detyrat e tyre që duhet t’i kryejnë dhe qytetarët kanë detyrat e tyre që duhet gjithashtu t’i kryejnë. Askush nuk jep përgjegjësi për moskryerjen e obligimeve të tjetrit. Secili është përgjegjës për veten e tij.

Pushtetarët janë të obliguar ta kenë frikë Allahun, të gjykojnë me Sheriat dhe të jenë të drejtë me njerëzit. Qytetarët janë të obliguar ta kenë frikë Allahun, t’i përmbushin obligimet me të cilat janë ngarkuar dhe t’i shmangen ndalesave. Ata janë të detyruar ta dëgjojnë dhe t’i binden udhëheqësit të myslimanëve dhe të përqendrohen me xhematin. Kjo është e detyrueshme.”

Shpërndaje: