Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adhua-ul-Bejan (4/121)
www.perlatmuslimane.com
Pasi ta kesh ditur se këto hadithe argumentojnë se gruas nuk i lejohet të shkojë në xhami e parfumuar, sepse ajo zgjon epshin e burrit me aromën e parfumit. Duhet ta dish se dijetarët e shohin të njëjtë çdo gjë që ka të njëjtat ndikime, duke përfshirë stolitë e jashtme, zhurmën e zinxhirit të këmbës, rrobat lukse dhe përzierja me burra. Emëruesi i përbashkët është se të gjithë këta faktorë janë sprovues dhe nxisin epshin e burrit. Aspekti i kësaj është i qartë, sikurse mund ta vëreni.
Medhhebi Shafei thonë se gruaja e re bie në këtë kategori gjithsesi sepse të rinjtë zakonisht bien në sprova. Ata thonë se vetëm grave të vjetra iu lejohet të shkojnë në xhami.
Me sa duket vajzës së re i lejohet që të shkojë në xhami me kusht që ajo të jetë e mbuluar, nuk është e parfumosur dhe nuk përmban ndonjë gjë tjetër sprovuse. Duke u bazuar në tekstet e përgjithshme të mëparshme, Allahu e di më së miri.