Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-As’ilah el-Katarijjeh, fq. 34-35
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Cili është gjykimi mbi personin që u bashkohet grupeve dhe partive islamike?
Përgjigje: Ai që i bashkohet rrugës së Selefëve ndjek të vërtetën. Çdo gjë që e kundërshton atë është përçarje. Shumë dijetarë kanë saktësuar hadithin e profetit ﷺ:
“Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Nasarat u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”
Ata thanë: ”Cili është ai grup, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih.
Grupi i ndihmuar dhe triumfues është ai që pason metodologjinë e Selefëve me zemër, me gjuhë dhe me vepra.