Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Celulari tani është bërë shkak që shpie njerëzit në sherr

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Ky pyetës thotë se është sprovuar me të shikuarit në fotografitë e ndaluara, të shikuarit e fotografive të femrave që janë të ndaluara për të, në celular dhe në gjëra të tjera, pyetësi thotë: Cili është kurimi sheriatik i kësaj çështjeje?

Përgjigje: Le ta braktisë! Le ta braktisë celularin, të mos shikojë në të! Celulari është vetëm për të folur me të. Jo për tu futur në gjëra të këqija, ai është vetëm për të folur. Po!

Celulari tani është bërë shkak që shpie njerëzit në sherr përveç atë të cilin e ka mëshiruar Allahu! 

Shpërndaje: