“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çështja e shirkut, është më e madhe sesa lëshimet e udhëheqësve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ajo që është më e çuditshme, se disa njerëz ankohen ndaj udhëheqësve shtetërorë dhe i akuzojnë ata me akuza të ndryshme, ndërsa në shoqërinë e rrethin e tij gjen njerëz të cilët bëjnë shirk ndaj Allahut. Dhe nuk flet ndaj kësaj dukurie! Çështja e shirkut, është më e madhe sesa lëshimet e udhëheqësve.  Apo dëshiron t’i interpretoj ajetet Kuranore ashtu siç dëshiron ai, shembull ajetin Kuranor:

‘’E kush nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur, të këtillët janë jobesimtarë (mohues).’’ 5:44

Dhe thotë: të gjitha legjislacionet apo kanunet e kundërshtojnë sheriatin islam, dhe si të tilla janë kufër. Kjo është gabim i madh.  Por edhe në qoftë se bindja jonë do të ishte ekstreme në lidhje me këtë, a do të thotë që ne duhet t’i nxisim njerëzit për të kundërshtuar një gjë të tillë, edhe nëse kjo gjë shkakton revolta, kaos e vrasje në shkallë të gjerë?! Nuk duhet vepruar kështu, dhe s’ka asnjë dyshim se kjo është gabim.  Me këto botëkuptime, e keqja do të ishte e paparashikueshme. Dhe përmirësimi i të keqes në të mirë kurrë nuk do të ndodhte nëse do t’i qaseshim problemit në këtë mënyrë!

Shpërndaje: