Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë duhet dhënë për zekatul-fitr?

Imam Ebu Daud Sulejman bin al-Ash’ath as-Sixhistani (v. 275)
Mesail-ul-Imam Ahmed, fq. 121-123
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

593 – E pyeta Ahmedin se çfarë duhet dhënë për zekatul-fitr.

Ai tha: Unë preferoj hurmet para çdo gjëje tjetër.

594 – E pyeta Ahmedin për dhënien e hurmave për zekatul-fitr nëse personi jeton në një vend ku njerëzit nuk hanë hurma, siç janë qytetet bregdetare.

Ai tha: Unë preferoj hurmat para çdo gjëje tjetër.

596 – E kam dëgjuar Ahmedin të pyetet në lidhje me të dhënien e bukës për zekatul-fitr.

Ai tha: ”Jo”

Shpërndaje: