Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Kashf-ish-Shubuhat, fq. 109-110
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Është një grua me të cilën unë dua të martohem. Motra ime ka pirë nga gjiri i saj dhe nuk e di se sa herë e ka bërë këtë, dhe në qoftë se ka pirë një herë apo dy herë që ajo e ka ngritur atë nga toka dhe e ka ushqyer me gji të saj në mënyrë që ajo është ngopur.”
Përgjigje: ”Nëse ajo nuk e di ajo nuk është e ndaluar për të për derisa nuk ka pirë pesë herë nga ajo. Megjithatë, është më mirë për ta braktisur atë për ti ikur të dyshimtës dhe të paqartës.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
”Braktise atë që është e dyshimtë për ty atë që nuk dyshon.”
Ajo nuk bëhet e ndaluar për të nëse nuk ka pirë pesë herë gjatë dy viteve ose më gjatë.”
Pyetje: ”Çfarë do të thotë të pish pesë herë?”
Përgjigje: ”Që fëmiju të thith gjirin, të gëlltitë qumshtin dhe ta lëshon gjirin. Kjo është një e pirë. Kur ti kthehet gjirit kjo është pirja e dytë.”
Pyetje: ”Ajo nuk e di.”
Përgjigje: ”Prandaj. Ajo nuk e di se sa herë ka pirë. Kështu që, ajo nuk është e ndaluar për të.”