Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

63.Çfarë dobie sjell përpjekja e Kutubit dhe e el-Bennës?

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 92-93

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E dyta – Shejkh Abduhullahi ka thënë:

Sejid Kutubi dhe Hasan el-Benna i përkasin dijetarëve të muslimanëve dhe thirrësave Islam. Allahu ka sjellë dobi me ta dhe ka udhëzuar shumë njerëz nëpërmjet tyre. Ata kanë bërë një përpjekje të madhe që nuk mund të mohohet.”

Them: udhëzimi i vërtetë i dobishëm dhe i ligjësuar qëndron në librat e selefëve dhe pasuesve të tyre. Për këtë shejkhu nuk është pa njohuri. Nga aty kërkohet udhëzimi dhe e vërteta. Ato ose përmbajnë ajete të qarta ose hadithe të vërteta, ose pasim të imamëve që ecin përgjatë Kuranit dhe teksteve të sunnetit dhe kuptimit të saktë.

Sa i përket përpjekjes së lartpërmendur.

Them: çfarë vlere ka ajo nëse nuk përputhet me metodologjinë e profetit ? Përpjekja e lavdërueshme është ajo e bazuar në metodologjinë profetike. Kjo metodologji fillon me vendosjen e teuhidit në zemra dhe në luftimin e idhujtarisë në adhurim. Ky është qëllimi më i madh i fjalës “La ilahe ilAllah”. Kjo duhet të bëhet në një mënyrë të urtë duke e kumtuar fenë pa atentate, pa demonstrata ose dhunë kolektive. Nëse përpjekja është e bazuar në mënyrën e përmendur, kështu që ajo është e lavdërueshme tek Allahu dhe tek robërit e devotshëm pavarësisht nëse thirrësat janë të suksesshëm në thirrjen e tyre apo jo.

Por nëse përpjekja nuk bazohet në metodologjinë e selefëve, ajo është e padobishme dhe e pavlefshme. Të gjitha grupet e devijuara kanë përpjekjen e tyre dhe mendojnë se janë të udhëzuar.

Shpërndaje: