Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 21487
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne jetojmë në Britaninë e Madhe, shumë prej njerëzve atje mbajnë qen, saqë ndonjëherë është e vështirë të ruhemi nga prekja prej tyre. Çështja na vështirësohet kur ne jemi duke shkuar në xhami dhe është e rëndë të kthehemi në shtëpi, në mënyrë që të pastrojmë rrobat apo t’i ndërrojmë ato. Çfarë të veprojmë në raste të tilla?
Përgjigje: Nëse jargët e qenit, gjaku apo djersët e tij nuk e kanë prekur trupin apo rrobat tuaja, atëherë namazi është i saktë dhe i vlefshëm. Mirëpo nëse qeni i prek vetëm rrobat tuaja, nuk i bënë ato të papastra dhe nuk duhet t’i pastrosh apo t’i ndërrosh ato vetëm për këtë arsye.
Tek Allahu është i gjithë suksesi! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta pastrojë atë (enën) shtatë herë.” Umdetul Ahkam (6).
Ndërsa tek Muslimi: “herën e parë me dhe.”
Abdullah Ibn Mugafel Muzeni -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enë, lajeni atë shtatë herë, e herën e tetë fërkojeni me dhe.”