Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çka duhet të them gjatë natës së Kadrit?

Imam Ebu Isa Muhammed bin Isa et-Tirmidhi (v. 279)

Burimi: el-Xhemi (3515)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3513 – Kutejbeh na tregoi, Xha’far bin Sulejman edh-Dhuba’i na tregoi, nga Kahmas bin el-Hasan, nga Abdullah bin Burejdeh, nga Aishah e cila tha:

“O i dërguari i Allahut! Çka duhet të them nëse e mësojë se cila është nata e Kadrit?

Ai ﷺ tha: “Thuaj:

اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي

”Thuaj: ”O Allah! Vërtet, Ti je Falës i madh, Ti e do faljen, prandaj më fal mua.” 1

(Allahumme inneke Afuun tuhibul-afue, fa’fu anni).


1 Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen et-Tirmidhi (3513).

Shpërndaje: