Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi : el-Lika esh-Shehri (2)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Pasi që disa burra janë martuar me gra të dyta, ata i thonë gruas së parë: “Ti vendos ose ndahesh ose rri këtu me fëmijët e tu.” Çfarë të veproj ajo nëse nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim?”
Përgjigje: ”Është një pikëllim i madh kur disa gra sillen në mënyrë jo të duhur kur burrat e tyre martohen me grua të dyta. Ato bërtasin, bojkotojnë, urrejnë dhe kërkojnë që burri ta shkurorëzojë atë ose gruan tjetër e veprime të tjera.
Gruaja duhet të marrë sa më lehtë këtë çështje. Ky veprim është kryer nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) dhe nga Sahabet më të mirë, gjithashtu edhe nga tabiinët dhe nga myslimanët e mëvonshëm.
Nëse Allahu e ka lejuar burrin që të martohet me katër gra, atëherë dijeni se Ai është më i Dituri dhe më i Mëshirshëm. Andaj, themi se gruaja duhet ta marrë sa më lehtë këtë çështje dhe të durojë vështirësitë e të mos kërkoj nga burri asgjë.
Nëse gruaja tregohet e butë, edhe burri do të sillet mirë me të.
Megjithatë ka disa gra që imponojnë burrat e tyre të marrin vendime të cilat edhe vetë ata i urrejnë. Në raste të tilla, ata mund t’u thonë grave të tyre: “Ti vendos, ose ndahesh ose rrinë këtu më fëmijët e tu.” Kjo është në rregull në qoftë se ai ia thotë asaj në këtë gjendje.”