Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: el-Mughni (4/382-383)
www.perlatmuslimane.com
Kemi mendime të ndryshme tek dijetarët në lidhje me dhënien ushqim të varfërve si shpagim për marrëdhëniet intime gjatë ditëve të Ramazanit. Kemi transmetime autentike rreth kësaj çështjeje, andaj është e detyrueshme për t’i ushqyer gjashtëdhjetë të varfër. Këtë e thonë të gjitha transmetimet. Megjithatë, ata nuk pajtohen rreth asaj se sa duhet dhënë për një të varfër.
Imam Ahmedi mendon se çdo të varfëri duhet t’i jepet nga një mud [1] grurë, e ajo që duhet të jepet gjithsej është pesëmbëdhjetë sa’a [2] (për gjashtëdhjetë të varfër). Lejohet gjithashtu të japë një gjysmë sa’a hurma ose elb. Gjithsej bëhen tridhjetë Sa’a nëse jepen nga ky lloj.
Imam Ebu Hanife beson që të gjithë të varfërve duhet t’u jepet nga gjysmë sa’a elb. Për çdo gjë tjetër përveç elbit, duhet t’i jepet nga një sa’a të plotë. Dëshmi për këtë është fjala e profetit ﷺ:
“Jepi ushqim gjashtëdhjetë të varfërve nga një uesek [3] hurme.” [4] Ebu Daudi.
Ebu Hurejra ka thënë: “Ai mund të japë një mud nga çdo gjë.”
Këtë mendim e ka gjithashtu el-‘Ata, el-Euza’i dhe Shafiu. Dëshmi është hadithi i Ebu Hurejres në lidhje me atë njeri i cili kishte bërë marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan. Në atë rast, profeti ﷺ erdhi me një shportë të madhe në të cilën kishte pesëmbëdhjetë sa’a hurme dhe i tha atij:
“Jepja atyre këtë.” [5] Ebu Daudi.
Mendimi ynë është në përputhje me atë që ka transmetuar imam Ahmedi nga Ebu Jezidi el-Medeni i cili ka thënë: “Një grua nga Bejdah erdhi me një gjysmë uesek grurë. Atëherë profeti ﷺ i tha burrit i cili kishte bërë marrëdhënie:
“Jepja atye këtë ushqim. Dy mud janë sa një mud grurë.” [6]
[1] Imam Ibnul-Ethir (rahimehullah) ka thënë: “Një mud është e barabartë me një të katërtën e një säga. (en-Nihajeh (2/642)).[2] Shejkh Salih el-Fauzan (hafidhehullah) ka thënë: ”Një gjysmë s’aa është e barabartë me 1 kg ½.” (El-Muntaka (5/119)).
[3] Imam Ibnul-Ethir (rahimehullah) ka thënë: “Një uesek është sa gjashtëdhjetë Ssa’a. (en-Nihajeh (2/849))
[4] Ebu Daudi (2122). Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Është i mirë (Hasan).” (Sahih Sunnen Ebi Daud (2/14))
[5] Ebu Daudi (2387). Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Autentik.” (Sahih Sunnen Ebi Daud (2/66)).
[6] el-Bejheki në “es-Sunnen el-Kubra” (7/616-618).