Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çka duhet vepruar kur shteti ndalon bartjen e shamisë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: www.sahab.net

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në disa vende, gratë muslimane detyrohen që ta heqin hixhabin e në veçanti edhe shaminë. A është e lejuar për to që t’i binden kësaj gjëje në qoftë se e dinë se në të kundërtën do të dënohen? Shembuj të këtyre dënimeve janë se ato largohen nga puna dhe përjashtohen nga shkollat.

Përgjigje: Këto janë sprova me të cilat robi sprovohet. Allahu (i Lartësuar) ka thënë:

“A menduan njerëzit të thonë: ‘Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, që Allahu gjithsesi do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” 29:2-3

Unë mendoj se është e detyrueshme për femrat muslimane që të refuzojnë t’i nënshtrohen këtij mëkati. Nuk është e lejueshme bindja ndaj atyre që janë në pushtet në atë që është e ndaluar.

Allahu (i Madhëruar) ka thënë:

“O ju që besuat, binduni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë çështje, atëherë kthejeni atë te Allahu (Kurani) dhe te i dërguari (sunneti), po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4:59

Nëse e kujtoni këtë ajet, do të shihni se Allahu nuk e përsërit foljen ‘binduni’ për të tretën herë kur është fjala për ata që janë në pushtet. Kjo dëshmon se bindja ndaj sundimtarit është e lidhur me bindjen ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij . Kur pushtetari urdhëron diçka që e kundërshton fjalët e Allahut dhe fjalët e të dërguarit të Tij , nuk duhet as t’i dëgjojmë e as t’u bindemi.

Profeti ka thënë:

“Nuk ka bindje ndaj krijesës në atë që është mëkat ndaj Krijuesit.”

Ajo çfarë këto femra përjetojnë, është diçka që duhet të kenë durim dhe duhet t’i luten Allahut (të Lartësuar) që t’u ndihmoj atyre për të pasur durim. Lusim Allahun që t’i udhëzojë udhëheqësit në hak.

Unë nuk besoj se ky detyrim vlen në qoftë se gruaja qëndron në shtëpi ndryshe nëse ajo del jashtë. Në këtë rast, ajo le të qëndrojnë në shtëpi derisa të përfundoj kjo gjë e dëmshme.

Ndërsa kur jemi tek studimet që të shpien në mosbindje ndaj Allahut, ato nuk konsiderohen të lejuara. Studimet të cilat i ka obligim janë ato studime për të cilat ajo ka nevojë që ta kuptojë fenë dhe obligimet e saj të kësaj bote, gjë të cilën ajo zakonisht mund të arrijë në shtëpi.

Shpërndaje: