Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pyetësi nga Franca thotë: një grua e njërit prej vëllezërve po bën mëkat ndaj Allahut të Lartësuar duke folur me meshkuj që nuk janë mahrem të saj, pinë duhan dhe nuk bart mbulesën. Burri i saj, e ka këshilluar shumë herë, por pa asnjë sukses. Ndërsa nga ana juaj kërkon këshillë, ta shkurorëzojë apo çfarë të bëj?
Përgjigje: Në ato vende, nëse gruaja e pranon islamin dhe i fal pesë kohët e namazit, gjërat e tjera mund të kurohen. Nuk duhet ngutur me shkurorëzim derisa ta këshilloj siç duhet. Kjo vlen për gruan e cila fal namazin pasi të këshillohet.
Mirëpo nëse ajo nuk fal namazet e obliguara, apo nuk i kushton rëndësi ruajtjes së nderit të saj, atëherë nuk ka çfarë tjetër të pret prej saj. Nëse e lë këtë për hir të Allahut, Allahu do t’ia zëvendësojë me më të mirë se ajo.