Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Arakan ul-Islam
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi mbi udhëtimin që bëhet për ta vizituar varrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem)?
Përgjigje: Udhëtimi për vizitën e varreve i kujtëdo qoftë ai, nuk është i lejuar. Pasi që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Asnjë udhëtim për të vizituar (në emër të ibadetit) nuk është i lejuar, pos tre xhamive, Xhaminë e shenjtë (në Mekë), Xhaminë e profetit (salAllahu alejhi ue selem) (në Medine) dhe Mesxhidul Aksa (në Jerusalem).” 1
Kjo do të thotë se, nuk duhet të udhëtohet në asnjë vend duke patur për qëllim adhurimin, përpos këto tre vendeve. Një udhëtim për tek varri i profetit (salAllahu alejhi ue selem) nuk duhet të bëhet, por udhëtimi duhet të bëhet vetëm për tek xhamia e tij; e pasi të kesh arritur në xhaminë e profetit, është një Sunnet të vizituarit e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem).
1 El-Bukhariu dhe Muslimi