Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për të fotografuar veten time apo miqtë e mi?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr 2151

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Nënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

                         Përktheu: Vadet Gashi                           

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Cili është gjykimi për të fotografuar veten time apo miqtë e mi?

Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla, pavarësisht se a janë njerëz apo kafshë,  si dhe mbajtja këtyre fotove është haram. Në fakt, kjo është një nga mëkatet e mëdha pasi që ka hadithe autentike me kërcënime të tmerrshme dhe dënime të rënda që do t’i godasin të fotografuarit dhe ata që fotografojnë. Gjithashtu në fotografimet bëhet përpjekja e të imituarit Allahun në krijimin e qenieve të gjalla dhe mund të jetë një shkak për Shirk (idhujtari), si p.sh. nderimi i fotografive të personaliteteve të mëdhenj dhe njerëzve të drejtë, ose një mjet joshjeje si fotografitë e grave të bukura, aktorëve, dhe grave gjysmë të zhveshura.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: