“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për të kufizuar pasardhësit?

Imam Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh 
Burimi: Fataua ue rasa’ilu samahatish shejkh Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (10/274,273)
 www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: Cili është gjykimi për të kufizuar pasardhësit? A e lejon ligji fisnik (sheriati) apo e ndalonë këtë për atë që është në një situatë të ngjashme si mua?
 
Përgjigje: I tërë hamdi i takon Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu ka marrur përsipër furnizimin e robërve të Vet. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu nuk e furnizon atë;
 
”S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.” 11:6
 
Kjo është diçka me të cilën ne e adhurojmë Allahun e Lartësuar. Ajo që është thënë në lidhje me kufizimin e pasardhëseve i kundërvihet kësaj dhe e kundërshton këtë. Kjo shkon kundër kuptimit të haditheve që nxisin tek martesa me gratë e dashura dhe frytdhënëse. Gjithashtu konkurrimi i umetit të profetit kundër umeteve të tjera në ditën e gjykimit. Pra, duhet të ndalemi tek urdhëresat e Allahut dhe të dërguarin të Tij dhe të kemi një besim të plotë se furnizimi i robërve të Allahut është tek Allahu. Ne e lusim Allahun më të Lartin që ta forcojë fenë e Tij dhe të lartësojë fjalën e Tij. Dhe tek Allahu qëndron suksesi.

Shpërndaje: