Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_7471.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse burri thithë sisat e gruas së tij katër herë nga dëfrimi, atëherë a bëhet ajo e ndaluar për të?
Përgjigje: Falënderimi qoftë për Allahun, i Cili e ka lejuar burrin të dëfrehet me gruan e tij ashtu siç dëshiron ai. Allahu ka lejuar të gjitha pozitat e mundshme gjatë kryerjes së aktit seksual.
Allahu thotë:
”Gratë tuaja janë vendmbjellja juaj, andaj afrohuni vendmbjelljes tuaj siç dëshironi ju.” (2:223).
Vëni re tek fjala e Allahut:
”… andaj afrohuni vendmbjelljes tuaj…”
Ara është vendi i mbjelljes dhe metafora në këtë rast kthehet tek vagina. Gjatë kohës kur njeriu kryen marrëdhënie intime me gruan e tij, ai mund ta bëjë këtë nga para, mbrapa, në këmbë, shtrirë apo si do qoftë me kusht që akti seksual të bëhet në vaginë. Kështu pra, ai mund ta shijojë atë me përqafime, puthje dhe paralojë siç dëshiron ai. Nuk ka asnjë kufizim në lidhje me këtë përderisa ai nuk kryen marrëdhënie seksuale me të kur ajo është në periudhën e saj menstruale, apo të bëj mardhënie seksuale në vrimën anale.
Duke u bazuar në këtë rregull, themi se: nëse burri thith sisat e gruas së tij nuk ka asgjë të keqe, e as nuk bëhet ajo e ndaluar për të edhe nëse ai ka pirë qumësht nga gjiri i saj. Kjo është sipas shumicës së dijetarëve. Ngase prej kushteve, që konsiderohet se ushqyerja me gji të ketë ndikim në të bërit muhrim i dikujt tjetër, është që gjithithësi duhet të jetë më i vogël se dy vjet. Gjithashtu është obligim që thithja të jetë pesë herë e më shumë. E nëse është më pakë se kaq, atëherë nuk ndikon asgjë edhe nëse gjithithësi është fëmija i cili nuk ushqehet me asgjë tjetër pos me qumësht. Pra nëse fëmija thith gji nga një grua katër herë, ajo nuk mund të jetë nëna e tij nga gjiri, sepse kushti ishte që thithja e gjirit të jetë pesë herë.