Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë i lejohet burrit të veprojë me gruan e tij që ka nifas?

Imam Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh

Burimi: Fatauaue Rasa’il Shejkh Muhammed bin Ibrahim (2/103)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

”Profeti ﷺ e kishte zakon të më urdhëronte që të varja një batanije rreth belit dhe ne bënim paralojë seksuale ndërsa unë kisha periudhën mujore (menstruacionet).”

Çfarë nënkuptohet me këtë paralojën seksuale është çdo gjë që nuk përfshinë marrëdhënie.

Është e urrejtur marrëdhënia me gruan para se t’i ketë kaluar 40 ditë pas lindjes së saj, edhe në qoftë se gjaku i është ndalur. Ahmedi ka thënë se nuk e pëlqen që burri të ketë marrëdhënie me gruan e tij, për shkak të asaj që është transmetuar nga Uthman bin el-As se ai donte që të ketë marrëdhënie me gruan e tij para se t’i kishte kaluar 40 ditë, kurse ajo i tha: ”Mos e bëjë këtë.”

Kjo gjithashtu e bën që gjaku ti rikthehet sërish.

Shpërndaje: