Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihaf-ut-Tulab, fq. 355-356
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
E vetmja që maharemi mund të shoh nga gruaja është fytyra e saj, duart dhe koka. E njëjta gjë vlen edhe për gratë. Ata që thonë se avreti i grave mes tyre është si i meshkujve midis tyre,- e që është prej kërthizës deri tek gjunjët-, ata e kanë mendimin e gabuar, pasi që ajo është në kundërshtim me argumentet e sheriatit islam.
Disa dijetarë thonë se, maharemi mundë të shohë atë që zakonisht shihet tek gruaja, si: fytyra, duart, koka dhe kërcit-gjëra të cilat lejohet të shihen edhe tek robëreshat.
Ndërsa mendimi i njohur, është se: mahremi mund të shoh nga gruaja: fytyrën e saj duart dhe këmbët. Kjo është çfarë zakonisht shihet pa shkaktuar provokime tek ai. Mahremëve nuk ju lejohet të shohin nga gruaja: kërcinjtë ose parakrahët, ku në shumicën e rasteve janë të pambuluara. Sepse ekziston rrezik i provokimeve edhe nëse mashkulli është mahrem i saj.