Imam Muhammed bin Muflih bin Kudame al-Makdisi (v. 763)
Burimi: El-Adabush-Sher’ijjeh (2/474)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Transmeton Abdullah bin Ahmed bin Hanbel Hasan el-Basriu është pyetur në lidhje me fëmijën e vogël kur teshtin, se çfarë duhet t’i thuhet?
Ai tha:
بُورِكَ فِيكَ
(buurike fiik)
“U begatofsh.”
Autori i librit “En-Nadhm” thotë:
“Fëmija duhet të mësohet, që kur ai të teshtinë të thotë:
الحمد لله
(El-Hamdu lil-lah)
“Falënderimi i takon Allahut.”
Pastaj i thuhet fëmijës:
يَرْحَمُكَ الله
(Jarhamukell-llah)
“Allahu të mëshiroftë!”
Ose i thuhet:
بُورِكَ فِيكَ
(buurike fiik)
“U begatofsh.”
Apo shprehje tjera të ngjashme.
Pastaj, fëmijës duhet t’ia mësosh përgjigjen e kësaj.
Dhe në qoftë se fëmija është vetëm foshnje, atëherë prindërit e tij apo dikush që është afër tij duhet të thotë:
الحمد لله
(El-Hamdu lil-lah)
“Falënderimi i takon Allahut.”
Apo nuk ka të keqe edhe shprehje tjera të ngjashme.”