Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua Ulemaul-Beledil-Haram, fq. 291-292
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Disa dijetarë i kritikojnë ashpër muslimanët të cilët agjërojnë por që nuk bëjnë namaz. Çka ka të bëjë namazi me agjërimin? Unë dua të agjërojnë sepse unë dua të hyjë në xhenet përmes derës Rejan [1]. Është e njohur përgjithësisht që koha nga një Ramazan deri në Ramazanin tjetër i fshin mëkatet mes tyre. Unë shpresoj për një qartësim – Allahu ju dhëntë sukses.
Përgjigje: Namazi është shtylla e Islamit. Nuk ka Islam pa të. Ai që nuk e falë namazin është kafir dhe nuk i përket islamit. Allahu nuk e pranon agjërimin e kafirit, as zekatin e tij, haxhin apo ndonjë vepër tjetër të mirë.
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
“Ndihmesat (sadakatë) e tyre nuk do të pranohen ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.” 9:54
Nëse ti agjëron pa namaz, ne të themi ty se agjërimi yt është i pavlefshëm, i kotë dhe nuk të afron tek Allahu. Për bazë ke ajetin që e lexuam më lartë.
Ndërsa në lidhje me shprehjen tuaj se nga një Ramazan deri tek një tjetër fshihen mëkatet, ne ua bëjmë me dije se ju nuk e dini hadithin në lidhje me këtë çështje.
I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Pesë namazet, nga e xhumaja deri në të xhumanë tjetër dhe nga Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë falje e asaj që ka ndodhur mes tyre (prej gjynaheve) nëse qëndrohet larg mëkateve të mëdha.” Muslimi (233)
Që koha mes një Ramazanit në një tjetër i fshinë mëkatet mes tyre, profeti ﷺ thotë se kjo ndodh me kusht që të shmangen mëkatet e mëdha. Por nëse ti agjëron pa namaz ti nuk shmangesh nga mëkatet e mëdha. Cili mëkat është më i madh se lënia e namazit?
Në fakt, lënia e namazit është mosbesim. E si mund pra të jetë e mundur që agjërimi t’i fshijë mëkatet tuaja? Braktisja e namazit nga ti është mosbesim. Agjërimi juaj është i papranueshëm. Ti je i obliguar që të pendohesh tek Zoti yt dhe ta falësh namazin me të cilin Allahu të ka obliguar.
Profeti ﷺ kur e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha atij:
“Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. E nëse ata të binden në këtë, atëherë mësojua se Allahu i ka obliguar ata me pesë namaze në një ditë dhe natë.” Tirmidhi (625).
Pasi përmendi shahdetin, ai përmendi namazin dhe pastaj zekatin.
[1] Një derë nga e cila hyjnë në xhenet vetëm agjëruesit. Shiko librin en-Nihajeh (1/713) të Imam Ibnul-Ethirit.