Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë kemi bërë për Islamin?

Shejkh Umer ibn Muhammed Fal-latah (v.1419)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ne kemi teknologjinë që na e ka dhuruar Allahu, por çfarë bëmë për Islamin Si i shërbyem Islamit? Pash Allahun! Mendoni për një moment. Në këtë natë! Uluni dhe mendoni në këtë natë. Unë, Umeri i biri i Muhamedit, një musliman, kam pasur flokë të thinjura (d.m.th. u plaka) në Islam, është obligim për mua dhe për ju që të mendojmë.

“Çfarë kemi bërë për Islamin?”

“Cilat janë gjërat e mira që bëra për këtë fe?”

Ti, Zejdi, Amri dhe Bekri, ne të gjithë jemi përfaqësues të Islamit! Të gjithë duhet të jemi shërbëtorë , mësues dhe thirrës për të ndihmuar këtë fe. A kemi bërë ndonjë gjë për këtë fe? Apo u bëmë të turpëruar, të poshtëruar dhe u bëmë me të meta? Islami nuk ka asnjë të metë, ne kemi të meta. Ne jemi fajtor sepse disa prej nesh, nuk dua të them të gjithë ne por them se disa prej nesh janë muslimanë vetëm me fjalë, janë muslimanë vetëm për shkak të dokumentacionit, janë muslimanë vetëm sepse kartat e identitetit (thonë kështu).

Pash Allahun! Nëse do t’i pyesnit se cilat janë shtyllat e imanit? Disa prej tyre nuk i dinë. Cilat janë shtyllat e imanit? Cilat janë shtyllat e Islamit? Si falej profeti? Si merrte abdes profeti? Sa vite jetoi profeti në Mekë? Sa vite jetoi derisa u bë profet dhe i dërguar? Sa prej nesh nuk e dimë këtë!

Çfarë kemi bërë për Islamin?! Allahu e ndihmoftë Islamin dhe muslimanët! Nëse kjo është gjendja e muslimanëve, dhe nëse kjo është pozita e tyre, nëse kjo është gjendja e tyre, atëherë themi:

”Allahu i ndihmoftë muslimanët! Allahu i ndihmoftë muslimanët, Allahu i ndihmoftë muslimanët!”

Pasha Allahun! Jehudët dhe nasarat mbi të cilët është mallkimi i Allahut, jehudët dhe nasarat të cilët janë mallkuar, të cilët kanë shkaktuar zemërimin (e Allahut) dhe janë të devijuar, e megjithatë ata punojnë për fenë e tyre dhe për devijimin e tyre, gjë që shumë muslimanë sot nuk e bëjnë për të vërtetën, dhe për fenë e saktë, dhe për këtë Kuran.

Disa prej nesh nuk dinë ta lexojnë Kuranin siç duhet! Pasha Allahun! Disa prej tyre nuk dinë të lexojnë Kuran. Sikur t’u thuhej disa muslimanëve të ngriheshin dhe të thonë ezanin: “Allahu Ekber. Allahu Ekber.” Pasha Allahun! Ata do të bëjnë gabime dhe nuk do ta dinë (se po gabojnë). Ata nuk janë në gjendje të thërrasin ezanin! Dhe nëse (njëri prej tyre) do të ngrihej dhe do t’i udhëhiqte njerëzit në namaz, ai nuk di ta lexojë suren el-Fatihah siç duhet.

Prandaj duhet ta ndryshojmë gjendjen tonë. Ne duhet t’i kthehemi mësimeve të el-Mustafa (d.m.th. profetit) dhe t’i kthehemi sunnetit të tij.

Siç ka thënë imam Maliku: Pasha Allahun!

“Pjesa e fundit e këtij umeti nuk do të përmisohet veçse me atë që përmisoi pjesën e parë të tij.”

Sepse pjesa e parë ishin në xhahilijet (periudhën paraislamike) dhe ishin të verbër në devijim, dhe ishin të mbytur në mëkate të ndyta.

Pastaj Allahu e dërgoi këtë profet fisnik me këtë Kuran. Dhe brenda 23 viteve prej tyre dolën udhëheqës dhe komandantë. Dhe para disa ditësh ju përmenda për (sahabium) Ubadeh Ibn el-Saamit dhe gruan e tij Um Haram Bint Milhan, të cilët shkuan në Qipër, në detin e bardh dhe shkuan në ishuj. Ata shkuan në ishuj! Çfarë kërkonin në ato ishuj?!

A donin të mësonin për teknologjinë (dhe të fitonin aftësi teknike)? Ata donin të mësonin greqisht, frëngjisht dhe anglisht?  Jo! Ata e morën këtë Kuran dhe shkuan te Karli i Madh, mbreti i Frankëve, që ta ftonin në fenë e Allahut, dhe ata nuk dinin asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës arabe. Ata e detyruan botën! Ata e detyruan botën të mësojnë gjuhën arabe. Ata i detyruan derisa ata e mësuan gjuhën arabe.

Dhe feja e Allahut – të cilën Allahu na urdhëroi ta ndjekim – mbizotëroi (në të gjithë vendet), dhe njerëzit ishin të kënaqur me këtë Kuran të cilin Allahu -te ala- ia shpalli të dërguarit dhe profetit të Tij -salAllahu alejhi ue selem-. Dhe njerëzit mësuan se ajo që ata ndiqnin nuk ishte e mirë, dhe ata u kënaqën me Islamin dhe e pranuan si fe të tyre. Kjo ishte gjendja. Dhe kjo është gjendja jonë, ku sheh injorancën duke mbizotëruar, largimin nga Allahu, përfshirjen në kamatë dhe përfshirjen në prostitucion, dhe konsumimin e pijeve dehëse, dhe largimin nga Allahu, braktisjen e namazit, braktisjen e agjërimit dhe mëkate të tjera të shumta. Pas disa ditësh, o vëllai im, shko në disa nga vendet muslimane dhe shiko. Unë nuk them shko në SHBA, as në Evropë por po them shko në disa nga këto vende muslimane dhe shiko. Restorantet janë të hapura dhe njerëzit hanë e pinë gjatë ditës në Ramazan. Dhe nëse është natë ne jemi të lumtur që është Ramazan. O Ramazan, o Ramazan! Ndriçime, ecin andej-këtej, qëndrojnë të zgjuar gjatë netëve dhe pastaj flenë gjatë ditëve dhe gjëra të ngjashme.

A për këtë është Ramazani? O robërit e Allahut! O muslimanë! A është ky Islami për hir të të cilit Allahu -xhela ue ala- dërgoi të dërguarit e Tij dhe për hir të të cilit Allahu i shpalli librat?! Jo! Pasha Allahun!

E kemi obligim që me të vërtetë të kthehemi në Islam. U takon dijetarëve dhe studentëve tanë të dijes që të na tundin fuqishëm derisa të na kthejnë në rrugën e të dërguarit të Allahut. Kemi një perde (mbi sytë tanë që na pengon të shohim të vërtetën).

E kemi obligim që të vendosim dorën mbi plagë në mënyrë që të dimë se vërtetë jemi të sëmurë dhe që të shkojmë te mjekët për mjekim. Por të qëndrojmë dhe vazhdojmë në këtë gjendje, unë jam musliman për shkak të kombësisë sime, për shkak të dokumenteve, për shkak të letërnjoftimit apo të ngjashme, por nuk i di shtyllat e Islamit, shtyllat e ihsanit, shtyllat e imanit! Nuk e di se cilat janë gjërat e detyrueshme në abdes. Nuk e di sa se cilat janë gjërat e detyrueshme në namaz! Çfarë e prish namazin, çfarë e prish agjërimin, dhe shumë gjëra të tjera. Kjo nuk është mënyra se si ne do të arrijmë sukses, kurrë! Jemi të detyruar që të mësojnë fenë e Allahut përmes kërkimit të diturisë. Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman dhe muslimane.

Shpërndaje: