Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë lejohet nga intimiteti për bashkëshortët gjatë periudhës menstruale të gruas?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhalal uel-Ikram (1/712)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

137 – Enesi (radijAllahu anhu ) ka thënë:

“Kur gruaja çifute e kishte periudhën e menstruacioneve, burri i saj, e braktiste ngrënien ushqim së bashku me të.” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Veproni çfarë të dëshironi përveç marrëdhënieve intime.” 

Transmeton Muslimi.

Kjo do të thotë se është e lejueshme që gjatë periudhës menstruale, burri të bëjë me gruan e tij paraloja, puthje, përqafime e gjëra të tjera, përderisa nuk ka marrëdhënie intime me të. A është e detyrueshme që gruaja të mbulojë pjesën e poshtme të trupit në qoftë se ai dëshiron të prek trupin e tij me të saj?

Jo, një gjë e tillë nuk është e detyrueshme. Profeti ﷺ në hadithin e mësipërm flet në formë të përgjithshme. Pra ai mund të prek trupin e tij me të saj, edhe nëse ajo është e zhveshur në pjesën e poshtme të trupit.

Megjithatë, është më mirë që gruaja të mbulojë pjesën e poshtme të trupit për shkak të dy arsyeve:

1 – Në qoftë se gruaja nuk mbulon pjesën e poshtme (gjenitalet e saj), në këtë rast mund të ndodhë që burri të mos jetë në gjendje ta kontrolloj veten e tij dhe të ndodhin edhe marrëdhëniet intime në mes të tyre.

 

Shpërndaje: