Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 2/193
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çka duhet vepruar me fëmijët e gruas së ndarë që nuk falet?
Përgjigje: Nëse ai frikësohet se ajo do t’i devijojë fëmijët e tij, ai ka të drejtë t’i merr fëmijët e tij. Argumenti ndër të tjera është:
”Çdo fëmijë lind me fitrah (natyrshmëri). Pastaj prindërit e tij e bëjnë atë jehudi ose nasrani ose adhurues zjarri.”
Nëse ai nuk e ka frikë nga kjo dhe ajo është muslimane atëherë ajo ka më shumë të drejtë tek fëmijët për sa kohë që ajo nuk martohet.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Ti ke më shumë të drejtë për fëmijët tuaj për aq kohë sa nuk martohesh.”
Kjo bazohet në atë se ajo që nuk falë namazin është kafire dhe ky është mendimi më i saktë prej thënieve të dijetarëve.