Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë nënkuptohet me ”shkrimet e shenjta”?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Shpjegimi i bazave të besimit, fq. 30-31

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Çfarë nënkuptohet me ”shkrimet e shenjta” janë libra që Allahu ia ka shpallur të dërguarve të Tij si mëshirë ndaj krijesave të Tij dhe si udhëzues me të cilat ata do të kenë mundësi për të arritur lumturinë në këtë jetë dhe jetën e përtejme.Për të qenë besimi i plotë në librat kërkohen katër gjëra:

E para: Bindja se ato me të vërtet janë shpallje nga Allahu.

E dyta: Besimi në emrat e librave e cila na është bërë e ditur, që do të thotë se Kurani i është shpallur Muhammedit (sal Allahu alejhi ue selem), Teurati i është shpallur Musait,  Ungjilli i është shpallur Isait dhe se Zeburi i është shpallur Davudit. Sa për libra emrat e të cilëve ne nuk i dimë, ne besojmë në to në një mënyrë të përgjithshme.

E treta: Besimi se përmbajtja e këtyre librave është autentike. Dmth. besimi në përmbajtjen e Kuranit dhe besimi në përmbajtjet të cilat nuk janë ndryshuar apo shtrembëruar në Shkrimet e mëparshme. [1]

E katërta: Të vepruarit në përputhje me rregullat që përmbajnë librat dhe që nuk janë anuluar. Kjo bëhet me kënaqësi dhe nënshtrim ndaj rregullat në libra, pavarësisht nëse ne i kuptojmë ato ose e dimë urtësinë prapa tyre. Të gjitha librat e mëparshëm janë shfuqizuar nga Kurani:
 
”Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe muhejmin mbrojtës të tyre.” [el-Ma’idah 5:48]
 
Muhejmin do të thotë ”gjykatës mbi ta”. Prandaj nuk lejohet për të vepruar në përputhje me dispozitat e shkrimeve të mëparshme, përveç dispozitave autentike që përputhen me Kur’anin. Besimi në mirësitë të cilat vijojnë nga librat: Besimi se librat kanë disa merita, disa prej tyre janë: • Dituria rreth mirësisë së Allahut për robërit e Tij kur Ai i dha çdo populli një libër me të cilin mund të udhëzohen. • Rritja e diturisë rreth urtësisë së madhe në kushtetutën e Tij dhe ligjin kur Ai për çdo popull ka caktuar ligje që ishin të përshtatshme për gjendjen e tyre.

__________________________

[1] Në lidhje me Tauratin dhe Ungjilli që janë midis nesh sot (Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re); ato janë shtrembëruar dhe ndryshuar, dhe nuk janë më në formën e vet origjinale dhe autentike.

Shpërndaje: