Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (20)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si refuzohen dyshimet e adhuresve të varreve se profetët nuk kanë vdekur? Ata argumentojnë me Miraxhin ku profeti (salAllahu alejhi ue selem) foli me Musain (salAllahu alejhi ue selem) dhe profetët e tjerë (salAllahu alejhim ue selem).
Përgjigje: A nuk e ke lexuar se si Allahu (te ala) thotë:
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ
”Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.” 1
كُلُّ نَفْسٍ ذَآئِقَةُ الْمَوْتِ
”Secili njeri do të shijojë vdekjen.” 2
كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ
”Çdo send do të zhduket përveç Tij.” 3
Ata ishin shpirtrat e profetëve që u panë. Nuk ishte se ata ishin ngritur nga vdekja dhe kan ardhur sikurse në këtë jetë. Kjo është një mrekulli për të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem).
1 Ez-Zumer 39:30
2 Al-Imran 3:185
3 El-Kasas 28:88