“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë thonë të tjerët për mjekrat e profetëve?

Alameh Hamud bin Abdullah et-Tuvejxhiri 

Burimi: “Er-Rad ‘ala man exhaze Tahdhibel-Lihjeh”, fq. 7 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Transmeton Bejhekii në “Delailun-Nubuvveh” nga Hisham bin ‘Aas el-Umaui, i cili ka thënë: “Unë dhe një tjetër burrë u dërguam tek Herakliu perandori i Romës, për ta ftuar atë në Islam …” Pastaj ai përmend ngjarjen e gjatë ku Herakliu u tregon atyre fotografitë e Profetëve në një pëlhurë të mëndafshtë. Aty Profetët kishin pamjet si në vijim:

“Nuhi (alejhis-salatu ues-selam) kishte mjekër të bukur, Ibrahimi (alejhis-salatu ues-selam) kishte mjekër të bardhë, Is´haku (alejhis-salatu ues-selam) kishte mjekër të hollë anash, Jakub (alejhis-salatu ues-selam) i ngjante Is´hakut të atit të tij, kurse Isai (alejhis-salatu ues-selam) kishte mjekër shumë të zezë.”

Ibn Kethiri ka thënë: “Nuk ka të keqe në zinxhirin e transmetimit.”

Ebu Nu’ajm el-Asbahani transmeton në librin e tij “Dalailun-Nubuvveh” përmes një rrugë tjetër, se Musai (alejhis-selam) kishte mjekër të dendur dhe se Haruni (alejhis-selam) i ngjante Musait.

Shpërndaje: