Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë t´u mësosh fëmijëve?

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij

Burimi: http://youtu.be/iKirJy2eSTE

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: “Pyetja e trembëdhjetë është nga Britania e Madhe dhe thotë: A na lejohet neve, që t’i lëmë fëmijët tanë të shohin programe televizive që kanë të bëjnë me kafshët, që ata të mos mërziten duke ndenjur në shtëpi?”

Përgjigje: “E lus Allahun e Madhëruar, poseduesin e Arshit të madh, që neve dhe fëmijëve tanë përgjithësisht, e veçanërisht vëllezërit tanë në perëndim, qofshin ata në Amerikë apo Britani të Madhe, të na forcojë në islam.

I këshilloj bijtë dhe bijat tona në Perëndim, që fëmijëve të tyre t’u mësojnë dije islame. E posaçërisht të kenë kujdes që t’ua mësojnë atyre Kuranin përmendësh dhe mësimin e sa më shumë haditheve që munden. Gjithashtu mësimin përmendësh të teksteve të formës së shkurtuar, që kanë të bëjnë më çështje të akides dhe fikhut. Kjo me lejen e Allahut, do të jetë si një kala për ju dhe fëmijët tuaj.

E nëse fëmijët lodhen apo mërziten dhe frikësoheni se do të dalin rrugëve në të cilat ka sprova të ndryshme, nuk ka asgjë të keqe nëse u´a mundësoni fëmijëve tuaj që të shohin programe të dobishme, përmes ndonjë kanali televiziv apo video-kasete, që u japin njohuri në fusha të ndryshme, qofshin ato që kanë të bëjnë me lëmin e kimisë, kafshëve, matematikës e gjëra që atyre u bëjnë dobi. Dhe ju këshilloj që të jeni të kujdesshëm e të vendosur në hapat tuaj, dhe të mbështeteni në Allahun. Dhe për fund, e lus Allahun e Lartësuar që të na bëj neve dhe juve, gjithnjë praktikues të Islamit dhe Sunnetit.”

Shpërndaje: